04.09.2015 · përditësuar para 3984 dite1 min lexim
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sjelljen e togerit të policisë së Kosovës ndaj gazetarëve të cilët ishin duke e mbuluar një aktivitet publik në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Polici Qamil Behrami, të premten, ka ofenduar, nënçmuar dhe penguar gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre”.
AGK konsideron se ofendimet e tilla janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me rregullat demokratike të sjelljes së policisë në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga policia që të distancohet nga ky ofendim publik përderisa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës ta trajtojë seriozisht këtë rast dhe në pajtim me rregullat dhe standardet profesionale të merr masa disiplinore, në mënyrë që aktet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
AGK pret nga zyrtarët policorë të sillen konform kodit etik dhe profesional, të tregojnë respekt për punën e tjetrit por edhe të angazhohen për krijimin e kushteve për raportim të lirë të gazetarëve.
Ky nuk është rasti i parë kur gazetarët janë penguar në punën e tyre dhe janë përballur me kërcënime madje edhe sulme fizike nga zyrtarë policorë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.