Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar bllokimin e qasjes për gazetarët, në sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Përmes një komunikate, ky asociacion thotë se asnjë zhvillim politik, çfarë do qoftë, nuk ua jep të drejtën institucioneve t’i largojë gazetarët e t’ua ndalojë të kryejnë punën e tyre.
AKG thotë se një veprim si ky i së mërkurës, s’duhet të përsëritet asnjëherë, përndryshe siç thuhet në komunikatë, do të ketë organizim të komunitetit të gazetarëve në kundërshtimin e këtyre veprimeve.