Lajmet e fundit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 27 maj 2017.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët, transmeton Klan Kosova.