Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se nuk është fort e qartë nëse Hashim Thaçi, tani President i Kosovës, ishte agjent i ndonjë shteti të huajë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Thaçi asnjëherë nuk është distancuar nga fjalët se ai ishte agjent i francezëve”, ka deklaruar Berisha.
Madje ai ka thënë se po të ishte vetëm i francezëve mirë do ishte.
“More nëse ka qenë veç i francezëve mirë shumë, po...”, ka komentuar Berisha, njofton Klan Kosova.
Më pas deputeti i Nismës ka folur edhe për ata që, sipas tij, kanë ndihmuar regjimin serb në të kaluarën e tani janë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës.
“Një pjesë e atyre që janë kanë pjesë e regjimit fashistë sot jana pjesë e institucioneve. Regjimit serb i ka ndihmuar edhe dikush nga shqiptarët. Emra nuk jap sepse nuk e luaj rrolin e prokurorit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.