Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në viztën e tij në Kosovë pas pritjes që ia bëri Presidenti, Hashim Thaçi në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, sot do të takohet me kreun e qeverisë, Isa Mustafa në Kuvendin e Kosovës.
Më pas ai do të takohet edhe njëherë me Thaçin tek Zyra e Presidentit në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Më pas i dyti i SHBA-së do të shkojë në Ferizaj, afër hyrjes për në kampin Bondsteel ku do të emërohet një rrugë në përkujtim të djalit të tij, Beau Biden.
Kjo nuk është vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë, Biden ka qenë edhe në vitin 2009 meqë rast kishte deklaruar se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.