Lajmet e fundit

Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, Philippe Lazzarini njoftoi ka shkarkuar disa anëtarë të stafit që dyshohet se ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023 në Izrael.
“Autoritetet izraelite i kanë dhënë UNRWA-s informacion në lidhje me përfshirjen e supozuar të disa punonjësve të UNRWA-s në sulmet e tmerrshme në Izrael më 7 tetor”, tha ai, duke shtuar se ai e ka marrë vendimin për të mbrojtur aftësinë e agjencisë, për të ofruar ndihma humanitare.
Lazzarini tha se një hetim është duke u nisur për përfshirjen e pretenduar të punonjësve në sulmet e 7 tetorit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Këto akuza vijnë pasi më shumë se 2 milionë njerëz në Gaza varen nga ndihma për shpëtimin e jetës që Agjencia ka ofruar që nga fillimi i luftës", tha ai.