Lajmet e fundit

Ka filluar të mbahet akademia përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, për nder të 17 vjetorit të rënies së heroit Agim Ramadani.
Në këtë organizim janë duke marrë pjesë ish-pjesëtarët e brigadës 138, familja e Ibrahim Rugovës, politikanë e shumë mysafirë të tjerë.
Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se Agim Ramadani iu ka përgjigjur thirrjes së atdheut për luftë. Demolli më tutje tha se Agim Ramadani ishte trim i pakompromis i cili i bashkoi luftëtarët.
Agron Isufi, ka folur në emër të Brigadës, 138 “Agim Ramadani”.
“Agimi nuk e gjeti bashkimin mes mesh ai e krijoj atë”. Të gjithë ne kemi parasysh veprën e Agim Ramadanit”.
“Agimi është i gjitha moteve”.
Ndërsa djali i Agim Ramadanit, Edon Ramadani i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit më thënien e heroit Ramadani “Kur bashkohen pushkët, krismën e kanë më të fort”.
Heroi Ramadani shquhej edhe për veprimtarinë e tij letrare.
Ky organizim është bërë nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa.