Lajmet e fundit

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ishte shumë i zëshëm kundër një bashkëpunimi me PDK-në.
Madje për të treguar këtë vendosmëri të tij, ai në një medium televiziv, kishte thënë se “më përpara shkon në tabut se sa me PDK-në”.
Por çka thotë Bahtiri sot kur partia e tij është në koalicion pikërisht me PDK-në?
“Agim Bahtiri ka qenë dhe është edhe do të jem edhe nesër kundër të keqes, e keqja e vendit është PDK-ja. Unë nuk do t’i ndal kritikat për të gjithë ata që keqpërdorin paratë dhe ligjet e Kosovës”.
“Fakti që jemi në koalicion me PDK-në nuk do të thotë që ne do të heshtemi, do të jemi edhe më të zëshëm, do të kritikojmë çdo kënd që keqpërdor edhe vetëm një cent të Kosovës”.
Bahtiri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka shkuar në koalicion me PDK-në por me Ramush Haradinajn.
“Nuk kam shkuar me PDK-në, jam shkuar me burrin që është tamam burrë, e kam mik dhe shumë mik, Ramush Haradinaj, të cilin e keni parë që kam thënë edhe më herët se është nga një familje që është e respektuar dhe ka dhënë shumë për këtë vend”.
“Unë kam menduar se Haradinaj do të kthehet nga ne, por ai ka një gjë që kur e jep fjalën e mban dhe ai është problemi që me fillim ka gabuar që është futur në këtë koalicion.
"Pas nënshkrimit të koalicionit, në orën 00:05, i kam thënë që ka gabuar”.