Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, ju janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës të cilat konsiderohen me rëndësi për qytetarët.
Në këtë mbledhje Bahtiri ka paralajmëruar peticion të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
”Nuk do të ketë organ që do të ndal iniciativën dhe vullnetin e mirë të qytetarëve për bashkim të qytetit dhe që kjo kërkesë të delegohet tek organet kompetente të thirrura për miratimin e ligjeve të Kosovës”, ka thënë Kryetari Bahtiri.
“Andaj nëse kjo kërkesë pengohet jo ligjërisht atëherë do të ju drejtohemi qytetarëve për realizimin e një peticioni i cili do të ketë me qindra e mijëra nënshkrime”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.