Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Ferizaj, Agim Aliu, në një intervistë për Klan Kosova, sot pas zgjedhjeve, ka thënë se PDK ka rritje në këtë qytet, njofton Klan Kosova.
“Sipas rezultateve preliminare, PDK është tek 13 mijë votëshi. Ne i kemi ato vota që kemi pasur edhe më parë duke i krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ka ngritje në PDK. Partia Demokratike e Kosovës ka 13 mijë vota dhe kjo parti është stabile në Ferizaj”.
“Votuesi i Ferizajt ka pasur votim tjetër fare me zgjedhjet nacionale dhe lokale. Nëse i analizojmë zgjedhjet e fundit, është përafërsisht e njëjta situatë vetëm që ne si PDK ne jemi ngritur. Qytetari i Ferizajt ka pasur refleksion nacional që me votën e tij të bëjë ndryshime”.
Aliu foli edhe për deklaratën e Kadri Veselit bërë mbrëmë pas rezultateve të para të zgjedhjeve.
Ai tha se deklarata e tij ka treguar pjekuri politike.
“Deklarata e Veseli ka treguar pjekuri politike. Një rezultat që duhet pranuar me dinjitet, ai ka treguar që brenda vetem kemi një demokraci të zhvilluar. Ajo që dua të them është se Veseli ka treguar lidership”.
“Dihet që PDK ka dhënë mendimin e saj që të shkojë në Opozitë dhe është për t’u respektuar sepse kështu ka vendosur sovrani dhe ne e kemi respektuar. Veseli e ka qartësuar pozicionin e tij dhe më mirë se ai qartësim s’kemi çka të flasim. Ai mund të ndryshojë qëndrimin por nga ajo që e njoh Veselin nuk besoj që do të ndryshojë. Do të respektohet ky vendim, është e qartë që PDK të jetë në Opozitë”, ka thënë Aliu.