Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka udhëtuar të martën për në Hungari , ku do të marrë pjesë në shënimin e 25 - vjetorit të themelimit të organizatës së mirënjohur ndërkombëtare në fushën e mjedisit “Regional Environmental Center”- REC.
Me këtë rast, Agani, do të jetë pjesë e sesionit të lartë me temën e deklaratës që ka të bëjë me Fuqizimin e aktiviteteve të ndërsjellta, transmeton Klan Kosova.
Në këtë organizim po merrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit Iliri Morina, si dhe zyrtarë të ministrive përkatëse të rajonit si Maqedonisë, Mali të Zi, Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë.