Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka kërkuar të lirohet nga detyra, deri në momentin e shpalljes së pafajësisë, në një proces gjyqësor që ka filluar ndaj tij.
Letra e plotë, dërguar kryeministrit Isa Mustafa:
“I nderuari z. Kryeministër, Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; I bindur në pafajësin time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës; Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastërt pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar, Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”.