Lajmet e fundit

Ferid Agani, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka deklaruar se administrimi i tokës dhe kadastrës së bashku me infrastrukturën e të dhënave hapësinore janë fundamentale për një qeverisje të mirë.
Agani në prezantimin e të martës, në konferencën e tetë regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturë të të Dhënave Hapësinore, me titull “Kadastra shumë qëllimore në procedurat e administrimit të tokës”, tha se konferenca është shumë e qëlluar për të avancuar më shumë administrimin e tokës, transmeton Klan Kosova.
“Sikur shumë shtete të zhvilluara që kanë projektuar, zhvilluar dhe përdorur tokën si burim të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve të tyre, edhe Republika e Kosovës që nga themelimi i saj si shtet i pavarur në vitin 2008, ka implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës, kadastrës dhe të dhënave hapësinore”.
Në këtë konferencë kanë folur edhe përfaqësuesit e vendeve të regjionit, të cilët kanë paraqitur rëndësinë e administrimit të tokës dhe kadastrit.