Lajmet e fundit

Kosova e Serbia nuk nënshkruajnë marrëveshje vetëm në Bruksel.Një të tillë por të karakterit ekonomik kosovaret e serbet e firmosën të hënën në Beograd.
Kjo ujdi erdhi si rezultat i takimit të përbashkët të odave ekonomike të të dy vendeve. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive në Prishtinë e Beograd. Aty ishin edhe dhjetëra afarist të të dy vendeve që nuk kanë raporte të mira në mes vete.
E politikanët e marrin më me rezervë këtë takim. Stavileci këtu nuk e përmendi asnjëherë fjalën Republikë,njofton Klan Kosova.
Por kolegu i tij serb gjatë gjithë kohës nuk e hoqi nga goja Kosovën e Metohinë
Me tone te njëjta foli edhe drejtori i zyrës serbe për Kosovë, megjithëse ai tha se shqiptaret e serbet po i përmirësojnë çdo ditë e më shumë raportet.
Kronikë nga Besnik Tahiri.