Lajmet e fundit

Forcat afgane kanë mbërritur në aeroportin e Kunduzit në përgatitje për kundërsulm në qytetin verior Kunduz i cili ishte sekuestruar nga talibanët të hënën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i policisë në Kunduz, Sarwar Hussanini, tha sot se do të lansohet një operacion gjatë orëve të ardhshme.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se militantët do avancojnë në drejtim të aeroportit.