Lajmet e fundit

Gratë në Afganistan kanë mbajtur një protestë të rrallë kundër vendimit të talibanëve për të mbyllur sallonet e bukurisë.
Një numër i grave bërtitën "Punë, Bukë dhe Drejtësi", ndërsa ishin mbledhur në kryeqytetin Kabul.
Rojet talibane u përgjigjën ndaj tyre me ujë me presion të lartë si dhe me armë elektrike.
Të drejtat e grave janë kufizuar gjithnjë e më shumë që kur në pushtet janë talibanët nga viti 2021.
Rreth 50 gra dolën në protestën e të mërkurës, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Talibanët u kanë dhënë një muaj afat bizneseve nga 2 korriku për të mbyllur mijëra sallone bukurie në të gjithë vendin.
Ata thanë se mbajtja parukeve dhe praktika e heqjes së vetullave ishin kundër vlerave islame dhe prindërit po shpenzonin para në sallonet e bukurisë kur çiftet martohen.
Vendimi kufizon edhe hapësira të tjera për gratë afgane, të cilave tashmë u është ndaluar hyrja në klasa shkollore, palestra dhe parqe. Kohët e fundit, talibanët gjithashtu i ndaluan ato të punojnë për Kombet e Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.