Lajmet e fundit

Ben Affleck dhe Jennifer Garner duket se bëhen bashkë, sa herë që bëhet fjalë për fëmijët e tyre.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë se të dy janë nisur për pushime në Bahamas bashkë me tre fëmijët e tyre, vajzat Violet ( 11 vjeçare), Seraphimna ( 8 vjeçare) dhe djalin Samuel ( 5 vjeçar).
“Ben dhe Jen duan të mbajnë jetët e fëmijëve të tyre sa më normale. Të dy bashkohen sa herë që kanë aktivitete të ndruyshme familjare, por poashtu ata kalojnë kohë me fëmijët e tyre edhe ndaras”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Sipas të njëjtit burim, prioritet i Affleck dhe Garner janë tre fëmijët e tyre.
“Ka shumë respekt dhe dashuri mes tyre, por asnjëri nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një lidhje të re dashurie me persona të ri në të ardhmen”.