Lajmet e fundit

BBC ka zbuluar qindra letra dhe fotografi që tregojnë historinë e marrëdhënieve të ngushta të Papa Gjon Palit të II-të me një grua të martuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet.
Letrat e filozofes polake me origjinë amerikane Anna-Tereza Tymieniecka ishin mbajtur larg nga publiku në Bibliotekën Kombëtare të Polonisë për vite me rradhë.
Dokumentet zbulojnë disa fakte interesante për Papën i cili ka vdekur në vitin 2005, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Miqësia e tyre filloi në vitin 1973 kur Tymieniecka kontaktoi Papën, Kardinalin Karol Vojtila, atëherë Kryepeshkop i Krakov, në lidhje me një libër mbi filozofinë që kishte shkruar.
Atëherë 50 vjeçari udhëtoi në SHBA për të diskutuar lidhur me cështje pune.
Anna-Teresa Tymieniecka në atë kohë u takua me Kardinalin Vojtila.
Menjëherë pas këtyre takimeve çifti filloi të kishin takime më të shpeshta. Në fillim letrat e Kardinalit ishin formale, por pasi miqësia e tyre u rrit, ato letra u bën më intime.
Fotografitë të cilat kurrë nuk janë parë më parë nga publiku tregojnë Karol Vojtila bashkë me Anna-Teresa.

