Ditëve të fundit numri i rasteve pozitive me COVID-19 është rritur dukshëm.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 370 raste.
Po ashtu sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë kësaj kohe është shënuar edhe një vdekje.
Numri i rasteve aktive që po trajtohen nga koronavirusi është 6 mijë e 815.
Gjithashtu një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit duke arritur në 19 mijë e 538.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.