28.12.2015 · përditësuar para 3870 dite1 min lexim
Së paku 43 persona kanë vdekur gjatë pesë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tornadot e fuqishme në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Pos viktimave, përmbytjet e mëdha, tornadot dhe tani bora kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese, kurse linjat e transportit publik janë ndërprerë tërësisht.
Shërbimi Kombëtarë i Motit në SHBA ka paralajmëruar se tornado të reja pritet të godasin edhe Teksasin, Arkansasin, Luizianën, Oklahoman dhe Misisipin.
Ndërsa guvernatorët e Misisurit, Oklahomës dhe New Mexikos kanë shpallur gjendje emergjente.
Në Illinois, po ashtu kishte të vdekur nga përmbytjet kurse në Teksas me dhjetëra vdiqën nga stuhitë e fuqishme erërat e të cilave shkonin deri në 300 kilometra në orë.
Vdekje, shkatërrime e përmbytje ka pasur gjithandej Amerikës, njerëzit e SHBA-ve thonë se është situatë tepër e vështirë dhe e papërballueshme, ndërsa dhimbja është edhe më e madhe kur shtohet fakti se gjithçka ndodhi gjatë kohës së festave të fundvitit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.