Lajmet e fundit

Sipas OKB-së, të hënën u vranë rreth 50 civilë nga sulmet raketore në spital si dhe në dy shkolla në veri të Sirisë.
Këto sulme e thellojnë krizën humanitare pavarësisht planeve për një armëpushim të përkohshëm, transmeton Klan Kosova.
Mjekët pa Kufi, u shprehën se së paku shtatë persona janë vrarë të hënën nga raketat që e goditën një klinikë në provincën Iblid.
Ky grup gjithashtu është shprehur se tetë persona janë zhdukur në atë siç ata e quajnë “sulm të qëllimshëm”.
Mjekët pa Kufi nuk potencuan se nga cili grup ose ushtri u hodhën këto raketa.
Sipas zëdhënësit të OKB-së, që nga e hëna të paktën pesë objekte mjekësore dhe dy shkolla janë shkatërruar në provincën Iblid dhe Aleppo .