Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se është duke zbatuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike.
Ky ligj është në fuqi vetëm deri më 01 shtator andaj subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas ligjit në fjalë këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm deri me këtë datë.
"Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (përveç ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit), të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 Dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e këtyre borxheve".
"Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet: të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014, oseTë lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014".
"Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar deri më 01 Shtator 2017, do të përfitojnë nga falja e borxhit", njofton ATK, transmeton Klan Kosova.