Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvend për t'u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit, raporton Klankosova.tv.
Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar.
Bazuar në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi. Në të kundërtën, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
https://youtu.be/86o3S5qjITI
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.