28.12.2015 · përditësuar para 3870 dite1 min lexim
Me largimin e mjegullës dhe rritjen e dukshmërisë i është kthyer normalitetit edhe aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, në të cilin dje u desh të anulohen plotë 63 fluturime për shkak të mjegullës së dendur, njofton Klan Kosova.
Zyrtarja e aeroportit, Valentina Gara, ka thënë për Klan Kosovën se sot janë realizuar suksesshëm dy aderime në “Adem Jashari”, njëri nga Frankfurti i Gjermanisë dhe tjetri nga Stambolli i Turqisë.
Dje, 63 vajtje-ardhjet që duhej të kryheshin në Aeroportin e Prishtinës, nuk mundën të realizoheshin për shkak të mjegullës së madhe.
Shtatë prej flurimeve u kryen, por vetëm pasi pasagjerët u dërguan në aeroportin e Rinasit në Tiranë dhe në aeroportin e Shkupit.
40 u anuluan krejtësisht, kurse të tjerat mbetën të kryheshin më vonë, nëse kushtet përmirësohen.
Sipas zyrtarëve të aeroportit, problemi është i përvitshëm për shkak të mungesës së një investimi nga Qeveria.
Për kryerjen e fluturimeve edhe në kushte mjegulle duhet të rritet pista e aeroportit, thonë në “Adem Jashari”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.