Lajmet e fundit

Një avion i Japan Airlines që transportonte pasagjerë, shpërtheu në flakë në pistën e aeroportit Haneda të Tokios pas një përplasjeje me një avion të rojës bregdetare.
Flakët u panë të dilnin nga dritaret e një avioni, ndërsa zjarri u përhap shpejt.
Të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e fluturimit 516 të Japan Airlines u evakuuan, sipas linjës ajrore, e cila është përshkruar si një "mrekulli" nga një ish-pilot, raporton SKynews, transmeton Klan kosova.