Lajmet e fundit

Pasagjerët e fluturimit të Flybe nga Edinburgh është dashur të evakuohen pasi gjatë aderimit aeroplani është përplasur për piste në Aeroportin Schipol të Amsterdamit.
Shërbimet emergjente janë thirrur në vendin e ngjarjes pas incidentit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Aeroplani me 59 veta në bord përfundoi i përkulur nga njëra anë, madje duke prekur edhe pistën me njërin krah.
Nga kjo raportohet se nuk ka pësuar askush, kurse aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 sipas kohës lokale.