Lajmet e fundit

Në festival po marrin pjesë pilotë nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës, ndërsa organizatorët synojnë promovimin e sporteve ajrore dhe turizmit aventuror në Kosovë.
Organizatori i festivalit, Fanol Shala, tha për gazetaren Diellëza Berisha se, pavarësisht se informimi për aktivitetin nuk ka qenë në nivelin e duhur, pjesëmarrja ka nisur të rritet.
“Fatkeqësisht informimi s’ka qenë i duhur, por pjesëmarrja ka filluar të rritet edhe nga jashtë Kosovës. Jemi të kënaqur që po zhvillohet në përmasat që ne e kemi paraparë. Presim 100 deri në 200 pjesëmarrës brenda ditës”, tha Shala.
AeroFest 2026 do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete të tjera për adhuruesit e sporteve ajrore. /Klankosova.tv