Lajmet e fundit
Modelja ka shkruar se personat e rinj në jetën e saj, e kanë bërë të kuptojë pse nuk kishte funksionuar me askënd tjetër më parë.

Modelja e famshme e Victoria’s Secret, braziliania Adriana Lima, duket se është përsëri në pritje të dashurisë.
Ajo kohë më parë u divorcua nga burri i saj, basketbollisti serb Marko Jariq.
Bukuroshja ishte e martuar me serbin për pesë vite, dhe ka dy vajza.
Por, nga shkrimi i saj në një foto që publikojë në Instagram, kuptohet se ajo tashmë e ka zëvendësuar shtatgjatin.
Kjo me siguri se do të pritet keq nga Jariq.
“Një ditë dikush do të hyjë në jetën tënde, dhe atëherë do ta shohësh pse nuk ka funksionuar me askënd tjetër”, është shkrimi që ka postuar në formë fotoje Lima, transmeton Klan Kosova.