Lajmet e fundit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, erdhi sot në seancën e Kuvendit ku po dikutohet shqyrtimi për herë të dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2022.
Ardhja e saj u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm në seancë, transmeton Klankosova.tv.
Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.
“Kësaj seance i dha jetë më shumë, deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar, e cila ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vetë është e fuqishme, po se edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.
Aktorja iu nënshtrua një operacioni se fundmi, pasi tumori në kokë iu rikthye pas 9 vitesh.