Lajmet e fundit

E bukura mbetet e bukur.
Modelja e famshme Adriana Lima e ka dëshmuar se bukurinë e saj nuk e zbeh mungesa e grimit.
Braziljanja i ka uruar ndjekësve të saj në Instagram natë të mirë me një fotografi, ku shihet pak para gjumit dhe, sigurisht, e pa grimuar.
Përmes këtij imazhi ajo ka vënë në pah lëkurën e bukur dhe sytë tërheqës ngjyrë blu të errët, transmeton Klan Kosova.
Modelja e Victoria’s Secret ishte e martuar me ish basketbollistin serb, Marko Jariq, me të cilin është divorcuar në vitin 2014.
Çifti ka dy fëmijë së bashku, vajzat Valentina dhe Sienna.