Falimentimi i Adria Airways duket si opsioni i vetëm i mundshëm pasi linja ajrore me bazë në Slloveni ka anuluar pjesën më të madhe të fluturimeve.
Kështu ka thënë ministri slloven i Ekonomisë, Zdravko Pocivalsek, i cili ka shtuar se fluturimet e kësaj linje ajrore janë anuluar që nga dita e marte, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se Qeveria sllovene është duke e konsideruar krijimin e një kompanie të re ajrore e cila do t’i përmirësojë lidhjet ndërkombëtare të Sllovenisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.