Lajmet e fundit

Grupi kosovar i muzikës rok, Asgjë Sikur Dielli, kanë rihyrë në skenën e muzikës shqiptare më një këngë të re.
Rok bendi kosovar Asgjë Sikur Dielli i cili është ribashkuar pas 5 vitesh, e ka bërë promovimin e video klipit më të ri.
Kënga e tyre është një ripërpunim i një materiali që dikur ishte kënduar nga këngëtari shqiptar Francesk Radi “Adresa”.
Ky grup po ashtu ka mbajtur një konferencë për shtyp në Tulla Culture Center, në e cila shënon edhe ri-bashkimin e këtij grupi pas 5 vitesh.
“Gjate konferencës u bë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së distribuimit për këngët e Asgjë Sikur Dielli, për tregun Amerikan, itunes dhe jo vetëm, mes grupit dhe kompanisë Amerikane Prince Deniv LLC të përfaqësuar nga Daniel Cosentino, i cili ishte prezent personalisht”, kanë bërë të ditur pjesëtarët e grupit.
Fatos Berisha, regjisori i klipit dhe njëri nga anëtarët e bendit, ka thënë se “ky klip është homazh për të gjithë rokerët e gjeneratës së persekutuar nga regjimi komunist. Shpresojmë te mirëpritet nga publiku ynë."