Ajo që filloi si një fotografi e thjeshtë në rrjete sociale, e postuar nga nëna Rubia, është shndërruar në fillimin e një karriere modelingu për 14-vjeçaren Georgia Traebert nga Brazili.
"Epo, kjo ndodh gjatë gjithë kohës" mund të thoni ju. E vërtetë, përveç se Georgia nuk është modelja juaj tipike. Ajo është me Sindromën Down dhe është duke na e dëshmuar se gjendja nuk mund t'i ndalojë njerëzit që t'i arrijnë ëndrrat e tyre.
Llogaria e Instagramit të saj tani numëron mbi 50 mijë ndjekës dhe qëllimi i saj është që t'i inspirojë edhe fëmijët e tjerë me këtë çrregullim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.