Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka përputhje të plotë të raportimeve nga vëzhguesit e këtij subjekti politik me atë që ka raportuar KQZ.
Ai kështu ka thënë në një lidhje direkte në Klan Kosova duke shtuar se ka një lloj efikasiteti të komisionarëve të përfshirë në procesin zgjedhor për të raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve.
“Deri më tani ka një përputhje thuajse të plotë të raportimeve nga vëzhguesit tanë me atë që ka nxjerrë KQZ-ja”.
“Duket që ka një lloj efikasiteti të komisionarëve të përfshirë në procesin zgjedhor për të raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.