Lajmet e fundit

Punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore, Apelit e Supremes kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar që të aprovohet ligji për punëtorët, në Pallatin e Drejtësisë.
Këta po kërkojnë që t'iu bëhet pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujtat ditore dhe pagesat e udhëtimit.
Përveç punëtorëve të Gjykatës, këtu përfshihen edhe ata të Prokurorisë Themelore dhe të Apelit.
I gjithë stafi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është në grevë përpos gjyqtarëve.
Edhe nëndegët e gjykatës themelore si Lipjani, Podujeva e Drenasi i janë bashkangjitur grevës.