Lajmet e fundit

Futbollisti Adenis Shala ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për tri vjet të tjera, njofton Klan Kosova.
Gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate të Hajdukut, teksa ka pasur eksperiencë edhe në grupmoshat e skuadrës së Fenerbahçes. Transferimi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Tetova.