Lajmet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare, ku do të votohet për president të shtetit.
Për Klan Kosovën ai ka thënë se ka shumë arsye se pse e ka marrë këtë vendim, ndërsa sipas tij arsyeja kryesore është se ai nuk mund t’i votojë njerëzit që kanë tentuar ta vrasin.
Salihaj ka vendosur që këtë seancë ta përcjellë nga shtëpia së bashku me familjen e tij.