04.08.2017 · përditësuar para 3285 dite1 min lexim
Adem Mikullovci, deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, është mirë me shëndet dhe pritet ta vazhdojë kryesimin e seancës konstituive të Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Për Klan Kosova, ai ka thënë se është befasuar nga Kadri Veseli, kur ai tha mbrëmë se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit.
“Kadri Veseli më ka befasu në mënyrë të këndshme, më ka ardhur shumë mirë – por kushti nga ai nuk është i pranueshëm”.
“Duhet që këtë ta reflektoj edhe Ramushi”.
“Është proces natyror, Vetëvendosja është parti që po vjen”.
“Albin Kurti, është i vetmi, Kurti është Hasan Prishtina i ditve tona”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.