Adem Mikullovci, aktori që tani është kandidat i Vetëvendosjes për deputet, në një debat me gazetarin Milaim Zeka, që i është bashkuar listës për deputet të koalicionit PDK-AAK-Nisma, i ka thënë Zekës se diskursi i tij dhe dëshira për ta luftuar korrupsionin, u shkon përshtati politikave të Vetëvendosjes, dhe jo partive të tjera.
“Ke hipur në tren të gabuar. Me këto fjalë që po thua sot, ti je për Vetëvendosjes”, i ka thënë Mikullovci Zekës.
Aktori i shquar është shprehur i bindur se Vetëvendosjes s’do ketë nevojë për partitë e tjera pas zgjedhjeve për ta formuar qeverinë, pasi do fitojë bindshëm.
“Vetëvendosje s’do të ketë nevojë për koalicion pas zgjedhjeve, sepse do t’i fitojë zgjedhjet. Këta të tjerët nga frika filluan të bëjnë koalicione”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.