Lajmet e fundit

Ish kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka dalë nga Prokuroria Speciale pas intervistimit derisa në një deklarim të shkurtër ka thënë se ai ka dhënë disa sqarime.
Avokati mbrojtës i Adem Grabovcit, Florent Latifaj ka thënë se e ka udhëzuar klientin e tij që gjatë këtij intervistimit të mbrohet në heshtje për shkak që konsiderojnë se ato përgjigje nuk mund të konsiderohen si prova, njofton Klan Kosova.
"Ka pasë ftesë me u paraqitë në Prokurori, ju kemi përgjigjur ftesës. Z. Grabovci iu ka përgjigjur pyetjeve të Prokukorit. Iu kemi drejtuar me kërkesë EULEX-it, se përgjimet që janë dëgjuar janë dashur të asgjësohen dhe si të tilla nuk mund përdoren si prova dhe si e kam udhëzuar z. Grabovci që të mbrohet në heshtje në lidhje me hetimet", ka thënë avokati Florent Latifaj.
Ndërsa Adem Grabovci ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me Prokurorinë deri në zbardhjen e këtij rasti.