Lajmet e fundit

Sonte në orën 20:00, këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri publikon këngën e saj më të re së bashku me videoklip, të titulluar “Më mirë pa ty”, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Adelina, e cila ka postuar një fotografi të saj të shkëputur nga klipi, në llogarinë në Instagram.
Këngëtarja ka kohë që nuk solli një projekt të ri muzikor, pasi që ishte e zënë me shfaqjen “Your Face Sounds Familiar”.