Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, është e vetmja nga kjo parti që po merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Grainca në seancë shihet se është ulur tek deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Ende nuk dihet nëse Grainca ka kaluar në Vetëvendosje.
Klan Kosova ka provuar të kontaktoj me zëdhënësin e PDK-së dhe VV-së, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.