Lajmet e fundit

Pavarësisht se i ka publikuar disa nga baladat më të fuqishme të kohëve të fundit, Adele beson se heqja dorë nga pirja e duhanit ia ka dobësuar zërin, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 28-vjeçare kishte hequr dorë nga ky ves para pesë vjetësh me qëllim që ta përmirësonte shëndetin e saj – por tani frikësohet se në këtë proces e ka dobësuar zërin e saj.
“Njerëzit me zërat më të mirë janë gjithmonë duhanpirës. Unë kam hequr dorë nga duhani dhe jam e bindur që kjo e ka bërë zërin tim më të dobët”, deklaroi krijuesja e hitit “Hello” gjatë një interviste.