Ndërsa Adele ka qenë gjithmonë e heshtur rreth jetës private, këngëtarja ka thyer heshtjen pas divorcit të saj nga burri Simon Konecki.
Duke njoftuar ndarjen përmes një deklarate javën e kaluara, përfaqësues të Adele konfirmuan: “Adele dhe partneri i saj janë ndarë, ata janë të përkushtuar që ta rrisin djalin së bashku me dashuri, si gjithmonë, ata kërkojnë privatësi”.
Pas kësaj, Adele bëri një postim në Instagram.
Një fotografi ku shihen dy Adele – një duke qarë dhe një qesharake.
Këngëtarja nuk i vendosi asnjë përshkrim fotografisë së huazuar nga interneti.
https://www.instagram.com/p/Bw7eoo5AwE7/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.