Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur, Adele ka lansuar këngën e saj të re që mban titullin “Send My Love” (To Your New Lover).
Kjo këngë që është pjesë e albumit të këngëtares “25” ishte premierë mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore Billboard.
Kënga që është realizuar me videoklip vjen pas dy hiteve të saj, “Hello” dhe “When We Were Young”, transmeton Klan Kosova.
Albumi i Adele që njihet për zërin e saj të mrekullueshëm është lansuar në nëntor të vitit 2015 ndërsa ka thyer rekorde të shitjeve, pasi vetëm në muajin janar ishte raportuar se kishte shitur më shumë se 15 milionë kopje.