04.03.2017 · përditësuar para 3437 dite1 min lexim
Ylli botëror i këngës, Adele, ka qëndruar në Australi gjatë javës që lamë pas, duke i argëtuar audiencat e atjeshme me hitet e saja që fituan Grammy.
Ajo sapo e ka përfunduar turneun e saj të parë në Brisbane, duke mbledhur para vetes turma gjigante.
Mirëpo krejt shfaqja e saj nuk ka shkuar pa incidente.
Këngëtarja e Hello, për pak sa nuk është rrëzuar nga shkallët e skenës duke u penguar nga fustani i saj i gjatë.
“Nuk e di nëse e patë, por përderisa po e këndonin refrenin e këngës Hello, për pak sa nuk u rrëzova nga ato shkallë, ka thënë ajo”, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.