Lajmet e fundit

Adele ka shkëlqyer të premten në Qendrën Staples në Los Angeles.
Këngëtarja 28 vjeçare performoi në koncertin e saj të parë nga tetë sa janë planifikuar gjithsej në LA, ku dhe i zbuloi publikut se ajo sapo është zhvendosur në shtëpinë e saj në këtë qytet. Raportohet se këngëtarja është duke banuar në të njëjtin komunitet si mikja e saj, aktorja Jennifer Lawrence, transmeton Klan Kosova.
Albumi i saj “25” mund të jetë publikuar para më shumë se gjysmë viti, por ende është në top dhjetëshen e top listës Billboard 200 dhe shumë afër shifrës nëntë milionëshe në shitjen e albumit.