Lajmet e fundit

Adele mori një surprizë gjatë një koncerti të saj të fundit në turneun e saj amerikan, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 28 vjeçare e ka ftuar njërin prej fansave në skenë, pasi që kuptoi se ai kishte udhëtuar nga Nigeria për ta parë atë.
Kur ai e kapi telefonin për të bërë një selfie, Adele deshi ta puthë atë në faqe, por ai ktheu kokën dhe pastaj ajo e puthi atë drejtë në buzë.
“Falë zotit, i dashuri im nuk është këtu”, ka thënë Adele me shaka.