Lajmet e fundit

Adele është e gatshme që të nisë një turne në Britani të Madhe dhe nëpër Evropë gjatë vitit të ardhshëm – turneu i saj i parë ky pas pesë vjetësh, transmeton Klan Kosova.
Biletat për koncertet në Britani do të dalin në shtije fillimisht për anëtarët e websajtit të saj me 1 dhjetor, para se të dalin në shitje gjenerale me 4 dhjetor.
Albumi i saj i tretë “25” është shitur në më shumë se 737.000 kopje në Britani të Madhe për vetëm gjashtë ditë.
Po ashtu në Amerikë janë shitur pothuajse tre milionë të tillë që nga publikimi të premten.