Lajmet e fundit

Pasi që i la fansat e saj anë e mbanë botës që të presin për albumin e saj të ri 5 vjet, Adele u rikthye në skenë edhe atë fuqishëm.
Tani ajo ka bërë të ditur se do të fillojë një turne nëpër Angli, ku do t’i këndojë të gjitha këngët e albumit të saj më të ri “25”, që arriti të thyejë rekordet e shitjeve.
“Jam shumë e lumtur t’ju tregoj se më në fund do të filloj një turne dhe mezi pres të ju shoh”.
Në fillim të vitit të ardhshëm ajo do të zhvillojë një turne nëpër Angli, transmeton Klan Kosova.